Kjo faqe është krijuar për të ndarë me ju eksperiencën, idetë dhe rezultatet e punëve tona në fushën e punimeve me gips.
Prej vitesh merremi me realizimin e tavaneve të varura, ndarjeve me gips, dekorimeve moderne dhe çdo detaji që e bën një hapësirë më estetike dhe funksionale. Çdo projekt është një sfidë e re, dhe çdo përfundim një mundësi për të sjellë diçka unike në ambientet tuaja.
Qëllimi ynë është t’i japim çdo klienti një zgjidhje të personalizuar – me ide të reja, punë të pastër dhe respekt për afatet. Nuk ka rëndësi madhësia e projektit; rëndësi ka që puna të bëhet me profesionalizëm.
Nëse jeni në kërkim të dikujt që punon me seriozitet dhe kreativitet, jeni në vendin e duhur. Na Kontaktoni!